Digjet makina e parkuar/Policia: Disa shtetas procedohen penalisht për vepra të ndryshme penale
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. N., 34 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në fshatin Berdicë, automjeti që drejtonte 34-vjeçarja, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja D. H., 22 vjeçe. Nga përplasja është dëmtuar lehtë kjo shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke vënë muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Vasil Shanto”, në tejkalim të orarit të përcaktuar në ligj, ka prishur qetësinë publike në zonë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. L., banues në fshatin Vrakë, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij. Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Lin Delija”, ka marrë flakë një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit A. L., 35 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.