Digjet makina e parkuar, policia dyshon se shkak është bërë shkëndija elektrike

Një automjet është djegur mbrëmjen e së henës në lagjen “Ahmet Haxhia” në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë bëhet me dije se në orën 21:15, një makinë e parkuar në pronësi të E.K., 38 vjeç mori flakë dhe u dogj. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor dhe nisi hetimet për rrethanat e rastit. Paraprakisht, sipas policisë, dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.