Digjet një banesë në Shkodër/ Ngjarja u regjistrua pranë “Shtëpisë së të Moshuarve”

DIGJET BANESA
Është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar një banesë e braktisur në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar gjtihçka nga kjo ndërtesë ndërsa si shkak i flakëve janë rrezikuar edhe banesat për rreth saj.
Ngjarja u regjistrua pranë shtëpisë së të moshuarve në Shkodër .
Sherbimi zjarrfikës ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka neutralizuar flakët duke shmangur edhe rrezikun në banesat ngjitur.
Ndërkohë problem për zjarrfikësen është paraqitur rruga e ngushtë dhe parkimet e automjeteve çka ka vështirësuar lëvizjen e saj.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.