Digjitalizim dhe shkëmbim dokumentesh mes arkivave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

Drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido ka zhvilluar një takim me homologen e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Natasha Kotllar-Trajkova.

Në këtë takim, palët parashtruan propozime për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve arkivore, me qëllim shkëmbimin e dokumenteve me interes reciprok dhe të përvojave, mbajtjen e aktiviteteve kulturore të përbashkëta, avancimin e procesit të digjitalizimit të dokumenteve dhe rritjen e zhvillimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve.

Ky shkëmbim vjen 4 muaj pas mbajtjes në Tiranë të një tryeze të rrumbullakët me krerët e arkivave të Ballkanit, të Europës dhe më gjerë, në kuadrin e aktiviteteve të zhvilluara në 75-vjetorin e themelimit të DPA-së.

Krijimi i mundësive të reja për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy arkivave, kontribuon në promovimin e trashëgimisë historike të kombeve respektive, si edhe në koordinimin e veprimtarisë në fushën e arkivistikës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.