Lajme

Digjitalizimi i artefakteve – Projekti i MEKI ka synim promovimin e trashëgimisë kulturore të Shkodrës

Në ambientet e Bibliotekës publike “Marin Barleti” u zhvillua takimi përmbyllës i projektit “Zbulimi i Trashëgimisë: Shkodra nëpërmjet Ekranit”.

Ky projekt ka si synim të adresojë promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit të Shkodrës në mënyra inovative dhe të qasshme për një audiencë më të gjerë. 

Në aktivitet u prezantua Turi Virtual i Muzeut Historik të Shkodrës, si dhe  teknikat e përdorura për digjitalizimin e disa prej artefakteve dhe objekteve të trashëgimisë kulturore të këtij muzeu, duke ofruar kështu një mënyrë inovative për prezantimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për trashëgiminë kulturore të qytetit, nëpërmjet teknologjisë.

 Për studiuesen e trashëgimisë kulturore, Rita Shkurtaj,  kjo iniciativë duhet zgjeruar edhe më shumë.

Projekti u implementua nga Qendra Digital Future me mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe me bashkëpunimin e ngushtë të Bashkisë Shkodër dhe Muzeut Historik të Shkodrës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

10 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

10 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

11 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

11 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

11 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

11 hours ago

This website uses cookies.