Categories: LajmeEkonomi

Digjitalizimi i shërbimeve financiare, Rama: Zgjidhje alternative për informalitetin, sistemi bankar s’mund të ngelet pas

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të enjte (1 shkurt) me përfaqësues të sistemit bankar dhe të industrisë së re Fintech, mbi nevojën për shtrirjen e modernizimit të shtetit në digjitalizimin e shërbimeve financiare.

Kreu i qeverisë shprehet se ofrimi i sa më shumë zgjidhjeve alternative në fushën e pagesave, mundëson uljen e kostove të transaksioneve, informaliteti dhe qarkullimit të parasë dorë më dorë.

Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të jetë kurrsesi një vend i mbyllur karshi inovacionit në sistemin bankar.

Rama thekson se vendi ynë duhet të mësohet me inovacionit sepse është një prej drejtimeve në të cilat Shqipëria duhet të shkëlqejë në Europë.

Ne nuk mund të jemi një vend që mbetet shumë i mbyllur karshi inovzcionit në sistemin bankar. S’mund të jemi një vend që mbetet ende shumë i kapur në një boshllëk midis mënyrës së si është i ndërtuar dhe funksionon sistemi ynë financiar dhe mënyrës si është ndërtuar e funksionon sistemi ynë financiar i ekonomisë familjare dhe s;mund të jemi një vend që vazhdon me një volum cash-i të papranueshëm në qarkullim. Duke pasur ndërkohë një shpenzim shumë të lartë të vetë prodhimit të letrës së parasë. Nuk mund të jemi një vend që kërkon formalizimin e ekonomisë në rrugën tradicionale të inspektimeve fizike dhe gjobave që kanë rezultuar në të shumtën e herës metodë e pasuksesshme. Nuk mund të jemi një vend ku bankat mbeten shumë larg nevojës së ekonomisë kur vjen puna te shpejtësia dhe eficensa e transaksioneve që për ta thënë në një fjalë të vetme, edhe pagesat direkte janë në të shumtën e radhës me metoda tradicionale. Shqipëria duhet të mësohet me inovacionin.

I kemi të gjitha arsyet të kërkojmë me zë të lartë nga bankat që të jenë në lartësinë e kësaj sfide, që është sfida e Shqipërisë.

Shqipëria 3 drejtime ka ku duhet të shkëlqejë në Europë, jo vetëm në rajon; turizmi, energjia; inovacioni”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

E akuzoi se ka dalë në Sky ECC, ish-drejtori i policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…

14 hours ago

Mbyllet procesi i “Vetting-ut”, përfundon kontrolli i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…

14 hours ago

Gjykata kërkon arrestimin e Netanjahut, liderit të Hamasit për krime lufte

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…

15 hours ago

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” për përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…

15 hours ago

Ceremonia e diplomimit , 1320 studentë kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024

Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…

15 hours ago

Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…

15 hours ago

This website uses cookies.