Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe e trashëguar në Alpet e Shqipërisë.

Nëntori i këtij viti shënon dy vite nga pranimi i artit të dijebërjes së saj në UNESCO. Digjitalizimi i këtij procesi shikohet si një domosdoshmëri për ta ruajtur dhe promovuar akoma më shumë këtë trashëgimi kulturore jomateriale.

“Mbrojtja e xhubletës kërkon patjetër edhe ndërhyrjen e institucioneve shtetërore, pasi nuk mjafton vetëm angazhimi nga grupet e shoqërisë civile”, shprehet Shkurtaj.

Procesi i digjitalizimit do i vinte në ndihmë një projekti akoma më madhor, siç është ai i ngritjes së një muzeu dedikuar xhubletës.

Me xhubletën është i lidhur një prej ritualeve më të njohur tradicionalë të viseve veriore shqiptare, festa e Logut të Bjeshkëve që mbahet çdo vit në Qafën e Predelecit, në Malësinë e Madhe.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.