Digjitalizohen 60% e regjistrave të Tokës Bujqësore 

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, regjistrat e tokës bujqësore në vend janë dixhitalizuar në masën 60%.

Kjo ministri njofton se, paralelisht me regjistrimin është krijuar Sistemi i Informacionit për Tokën për të paktën 448,541 ha, ose 65.2% të totalit të tokës bujqësore në shkallë vendi.

Programi “Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës” ka si synim edhe digjitalizimin.

Gjatë vitit 2023 janë digjitalizuar rreth 15,000 ha tokë bujqësore në njësitë administrative Qukës të qarkut Elbasan, Hekal të qarkut Fier, Fajzë të Qarkut të Kukësit, Helmës të Qarkut të Tiranës, Blinisht dhe Zejmen të Qarkut të Lezhës.

Sipas raportit të MBZHR-së, në përfundim të fazave të regjistrim-digjitalizimit janë kryer: Inventarizimi dhe klasifikimi i tokave bujqësore sipas përshtatshmërisë së saj; Mbledhja e informacionit për përdorimin/mbulesë tokësore për vitin që është kryer regjistrimi fillestar dhe 2023 si dhe analizimi i dinamikës së ndryshimeve në përdorimin e tokës bazuar te parcela; Studimi agro-ekologjik i zonave në studim; Digjitalizimi i regjistrit të tokës bujqësore për 4 njësi administrative;Krijimi i programit WEB-GIS për të dhënat e tokës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.