Dijebërja e xhubletës në rrezik / Pjesë e fokusit: Rëndësia e kësaj veshje dhe kultivimi i dijebërjes së saj
Nga të gjitha tipologjitë e veshjeve kombëtare, xhubleta është e vetmja e pranuar në UNESCO përmes artit të dijebërjes së saj. Për rëndësinë që ajo bart, në sallën “Vehbi Bala” të Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u zhvillua takimi studentor i Degës së Historisë dhe Trashëgimisë Kulturore me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të Universitetit të Salentos në Itali, të cilët janë pjesë e një projekti bashkëpunues. Takimi kishte në fokus jo vetëm rëndësinë, por edhe rrezikun e humbjes së artit të dijebërjes së saj pasi aktualisht numërohen vetëm 20 punuese të xhubletës.
Xhubleta konsiderohet si një “pasaportë” e identitetit tonë kulturor ndaj krijimi i mundësive për kultivimin e dijebërjes së saj edhe në brezat e ri shikohet si një nevojë jetike që ky art të mbijetojë edhe në UNESCO.
Xhubleta përfaqëson një nga veshjet më unike në botë. Prej shumë kohësh ajo ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve, vendas dhe të huaj.