“Dikur isha 250kg, sot jam 100kg”, njihuni me gazetarin nga Maqedonia që e bullizonin në rrjete sociale

Bullizmi shpesh ka në shënjestër njerëzit obezë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe me gazetarin nga Maqedonia, Nevrij Ademi i cili ka përjetuar një eksperiencë të tillë.

Ne emisionin “Jetë Shqiptare”, gazetari tregon që dhimbja si pasojë e bullizimit ishte shumë e madhe sa mendonte që të hiqte dorë edhe nga profesioni.

Kam pasur kile të tepruara dhe jam bullizur në rrjete sociale për shkak se unë edhe atëherë nuk kam munguar nga ekrani. Kam qenë gazetar pavarësisht se si jam dukur në pamjen e jashtme. Bullizimi ka qenë maksimal saqë ndonjëherë mendoja të heq dorë edhe nga profesioni. Por nuk jam dorëzuar madje komentet më kanë bërë më të fortë”, tha ai.

Ademi sugjeron që komentet bullizuese të mund të shikohen edhe si një thirrje për të ndryshuar diçka në mënyrën e jetesës, për një rezultat më të mirë.  

Po ta shohësh me sy tjetër, komente duhet të merren si një punë për të ndryshuar diçka dhe jo për të hequr dorë nga ajo që po merresh. Unë kam pasur isha 250kg, sot jam 100kg dhe ndoshta dikush prej atyre komente më ka bërë që unë të bëj diçka për të ndryshuar mënyrën e jetesës”, shton gazetari. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.