“Dilema e Dortmundit”, nëse humbet finalen fiton më shumë para
Fitimi i Champions League është prestigj, por Borussia Dortmund, duke parë vetëm anën ekonomike, do të ishte më mirë ta humbiste. Arsyeja? Marrëveshja e nënshkruar me Real Madridin për transferimin e Bellingham verën e kaluar.
Në fakt, nëse spanjollët do të fitonin kupën me veshë të mëdhenj, verdhezinjtë do të merrnin një bonus prej 25 milionë eurosh të tjera në bazë të asaj që përfshihej në kontratë.
Një shumë padyshim e rëndësishme dhe më e lartë se 20 milionë eurot e garantuara nga UEFA në rast të një triumfi më 1 qershor në Wembley. Një paradoks i vërtetë. Por kini kujdes: klubi i drejtuar nga Terziç do të fitonte vërtet nëse humbet finalen. Parave të Realit do t’i shtoheshin edhe 15 milionët e parashikuara nga vetë UEFA për humbësit në finale. Me pak fjalë, duke parë bilancin, Dortmundi do të ishte padyshim më mirë të linte fushën e hapur për skuadrën e Ancelottit.