Categories: BotaLajme

Dimër ekstrem në Mongoli, ngordhin rreth 5 milionë kafshë

Mongolia po përjeton dimrin e saj më të ashpër në 50 vitet e fundit duke u marrë jetën rreth 5 milionë kafshëve në vend dhe duke kërcënuar jetesën dhe furnizimin me ushqim të mijëra njerëzve.

Ka qenë Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq që ka paralajmëruar këtë katastrofë e shkaktuar nga kushtet ekstreme të motit.

Kullotat e kafshëve dhe arat e mbjella janë të mbuluara nga akulli dhe shtresa të trasha dëbore duke bërë të pamundur ushqyerjen e kafshëve dhe rrezikuar edhe jetesën e njerëzve.

Rreth 300,000 njerëz në Mongoli janë barinj tradicionalë nomade dhe varen nga bagëtia, dhitë dhe kuajt e tyre për ushqim dhe për t’i shitur në treg.

“Për ata njerëz që varen plotësisht nga bagëtia e tyre për të mbijetuar, ata janë bërë të varfër në vetëm pak muaj. Disa prej tyre tani nuk janë më në gjendje të ushqehen ose të ngrohin shtëpitë e tyre”, tha  Alexander Matheou, një përfaqësues i Kryqit të Kuq.

Që nga nëntori 2023, të paktën 2,250 familje barinjsh kanë humbur më shumë se 70% të bagëtive të tyre dhe më shumë se 7,000 familje aktualisht nuk kanë akses në ushqyerjen e duhur

“Tani është pranvera, por dimri po zvarritet në Mongoli, ka ende borë në tokë dhe bagëtitë janë ende duke ngordhur,” tha Matheou.

Qeveria mongole shpalli një gjendje gatishmërie të shtuar muajin e kaluar që do të zgjaste deri më 15 maj.

Reshjet e borës këtë vit kanë qenë më të lartat në 49 vjet, duke mbuluar 90% të vendit në kulmin e saj në janar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Dimri vijon me temperatura të ulëta të zgjatura, ku në disa zona shënon -40 gradë celsius.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Festat e Nëntorit në Tetovë bëjnë bashkë “Ballistët” dhe “Shvercerat”

“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…

2 hours ago

Vendstrehimi i Isa Boletinit – Vizitë nga pasardhësit në kullën e hoxhë Ibrahim Dollapit

Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…

2 hours ago

80% e popullatës e prekur nga helikobakteri – Mjekët: Është i vështirë në trajtim

Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…

2 hours ago

“Studim për muzikologjinë psikoanalitike” – Libri është kontribut shkencor dhe artistik i muzikologut Qamil Gjyrezi

Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…

3 hours ago

Konkursi letrar “Fjala artistike” – Rreth 280 fëmijë morën pjesë në tre fazat e kompeticionit

Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…

3 hours ago

Berisha kërkon shfuqizimin e masës “arrest shtëpie”, “Kushtetuesja” e shqyrton më 27 dhjetor

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…

3 hours ago

This website uses cookies.