Dimër në pranverë, akset e qarkullueshme, trashësia arrin në 30 cm
Prej 1 muaji jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, por siç duket dimri do vijojë të mbajë të mbërthyer zonat malore. Teksa qyteti prej 24 orësh është përfshirë nga reshjet e shiut, në male trashësia e dëborës ka arritur në disa cm. Ne aksin Boge-Theth ka reshje bore të cilat sipas parashikimeve do vijojnë gjithë ditën. Mjetet dhe punonjësit janë në terren prej orëve të para të mëngjesit duke bërë të mundur qarkullimin drejt Zonës turistike të Thethit.
Edhe Puka mëngjesin e kësaj të diele është mbuluar nga dëbora. Pamjet piktoreske vijnë nga liqeni artificial i Pukës, por edhe kurora e gjelbër e pishave.
Në Fushë Arrëz situata ka qënë më problematike, ku gjatë natës ka patur edhe shkëputje të energjise elektrike. Trashësia e dëborës i ka kaluar 30 cm, ndërsa e bllokuar momentalisht është njësia administrative e Iballës.
Temperaturat kanë pësuar një rënië drastike ndaj këshillohet që drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të qarkullojnë me kujdes.