Categories: AktualitetLajmeMoti

Dimër në pranverë, akset e qarkullueshme, trashësia arrin në 30 cm

Prej 1 muaji jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, por siç duket dimri do vijojë të mbajë të mbërthyer zonat malore. Teksa qyteti prej 24 orësh është përfshirë nga reshjet e shiut, në male trashësia e dëborës ka arritur në disa cm. Ne aksin Boge-Theth ka reshje bore të cilat sipas parashikimeve do vijojnë gjithë ditën. Mjetet dhe punonjësit janë në terren prej orëve të para të mëngjesit duke bërë të mundur qarkullimin drejt Zonës turistike të Thethit.

Edhe Puka mëngjesin e kësaj të diele është mbuluar nga dëbora. Pamjet piktoreske vijnë nga liqeni artificial i Pukës, por edhe kurora e gjelbër e pishave.

Në Fushë Arrëz situata ka qënë më problematike, ku gjatë natës ka patur edhe shkëputje të energjise elektrike. Trashësia e dëborës i ka kaluar 30 cm,  ndërsa e bllokuar momentalisht është njësia administrative e Iballës.

Temperaturat kanë pësuar një rënië drastike ndaj këshillohet që drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të qarkullojnë me kujdes.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

7 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

7 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

7 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

7 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

8 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

8 hours ago

This website uses cookies.