Dimri në fshat, Kukës, përgatitjet nisin herët, më kryesoret janë drutë
Kjo është nënë Faria në fshatin Bardhoc, të cilën e gjetëm në oborr duke marrë drutë, zjarrin tashmë e kanë ndezur prej javësh pavarësisht se dëbora zuri të bjerë këtë fundjavë duke zbardhur të gjithë verilindjen.
Për shkak të motit shoqëruar me luhatje të paktën në dy muajt e fundit, thotë se dëbora i zuri pak papritur.
Por përgatitjet për të përballuar dimrin sido që të vijë, i kanë bërë pasi tani është vetëm fillimi. Ky vit nuk ishte shumë i mbarë për bujqësinë, shkak kushtet e motit.
Ndërsa ikja e të rinjve nga fshati ka ndikuar që shumë punë të fshatit të vijnë duke i lehtësuar. Ndonëse në fshat, drutë thotë që nuk i kanë bërë por blerë.
Luhatjet e motit vazhdojnë të jenë prezentë, nëse fundjava ishte e përfshirë nga reshjet e dëborës dhe shoqëruar me vështirësi si pasojë e motit, java nga ana tjetër nisi me diell dhe temperatura në vlera pozitive.