Dinamo-Vllaznia në RTSH, Brdariç: Të tregojmë se jemi ekipi më i mirë
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Dinamos, që do të luhet nesër në orën 19:00 dhe do të transmetohet në RTSH Sport. Tekniku ka vlerësuar kundërshtarin, por ka theksuar se Vllaznia kërkon maksimumin e pikëve në këtë takim.
“Dinamo është një kundërshtar i fortë, një nga ekipet më të mira të kampionatit. Ata kanë lojtarë me cilësi shumë të mira individuale dhe një trajner me shumë përvojë. Por ne do të bëjmë çdo gjë që të jetë e mundur për të treguar se jemi ekipi më i mirë.
Për mua si trajner nuk është shumë e rëndësishme që skuadra të bëjë një futboll të bukur, por të marrë pikë. Nëse ekipi luan edhe bukur, atëherë fitoret të shijojnë dhe më shumë”, ka thënë mes të tjerash Brdariç.