Lajme

Dinamo-Vllaznia, trajneri Daja: Duhet të tregohemi pragmatistë

Dinamo do të presë Vllazninë në “Elbasan Arena” në kuadër të javës së 25-të të “Abissnet Superiore”. Trajneri i bluve, Ilir Daja ka dalë në një konferencë për shtyp, duke evidentuar vështirësitë që mbart kjo ndeshje.

“Këtë javë përplasen katër skuadrat e para me njëra-tjetrën, ne me Vllazninë dhe Egnatia me Partizanin, por do edhe shumë javë të shkojmë te ‘Final 4’. Është një ndeshje shumë e vështirë kjo me Vllazninë, sepse nuk vijmë në të njëjtat pozita, jo për shkak të pikëve, sepse diferenca është e vogël”.

“Vllaznia është më mirë psikologjikisht, vjen pas disa ndeshjesh pozitive, ndërsa kemi pasur oshilacione në drejtim të rezultateve për shkak të problematikave tona. Ndeshjet tona me Vllazninë janë të bukura, jemi dy ekipet që kanë shënuar më shumë gola”.

“Kundrejt Vllaznisë spektakli nuk ka munguar, por këtë herë duhet të mos shohim këtë pjesë. Na duhet të jemi pragmatistë. E dimë që përballë kemi një Vllazni në një moment shumë të mirë”.

“Na kanë munguar disa titullarë, duke nisur nga kapiteni Dita. Dhe këto mungesa kanë bërë që të mos jemi në formën më të mirë. Në futboll diferencën e bëjnë lojtarët kualitativë dhe ekipit tonë i kanë munguar 5-6 lojtarë këto javë. Prandaj kemi pasur oshilacione, që i kalojnë të gjitha ekipet. Jemi munduar të fokusohemi te lojtarët që kemi pasur në dispozicion, kështu do të bëjmë edhe këtë herë”.

“Na janë shtuar në stërvitje 2-3 lojtarë të tjerë, por që nuk kanë formën e tyre optimale. Të gjitha këto nuk janë justifikime që të mos nisemi si të barabartë me Vllazninë. Kemi bërë një kampionat po aq të mirë sa Vllaznia”.

“Besoj që ndeshja nuk i ngjan ndeshjes, atë që kemi bërë në dy faza është arkivuar, fokusohemi te sfida e nesërme. Dy ekipet luajnë futboll të hapur dhe kjo na pëlqen në thonjëza edhe neve, ashtu siç i pëlqen Vllaznisë. Shpresoj të kemi rikuperuar energji nga ndeshja me Teutën. Nuk kemi rrugë tjetër, do të futemi në fushë vetëm për të marrë fitoren”.

Blerti Delija

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

7 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

7 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

7 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

7 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

7 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

8 hours ago

This website uses cookies.