Dinari serb, Kosova e Serbia takohen sot në Bruksel

Zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë do të takohen këtë 27 shkurt në Bruksel. Takimi është konfirmuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa sqarohet më tej se në fokus do të jetë përdorimi i dinarit serb, temë kjo e cila ka sjellë jo pak përplasje mes Beogradit dhe Prishtinës.

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massralli, ka bërë me dije se të dyja palët kanë konfirmuar se do dërgojnë përfaqësuesit e tyre për këtë takim, për të cilin shtoi se do të zhvillohet në “formatin e zakonshëm të dialogut”.

Në takimin e sotëm nga pala e Kosovës do të marrë pjesë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Ahmet Ismaili, ndrësa ekipi serb do të udhëhiqet nga kryenegociatori Petar Petkoviq.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) me vendimin e marrë për ndalimin e përdorimit të dinarit serb, nxiti reagimin e Serbisë, e cila e akuzon Prishtinën se kërkon të krijojë kushte të padurueshme për jetën e serbëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.