Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Dinastia Marubi, njëqind vite

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur në historinë e artit fotografik shqiptar, Galeria e Artit Tiranë mirëpriti ekspozitën “Dinastia Marubi – Njëqind vite të studios fotografike shqiptare”, një nga ekspozitat më të rralla me fotot bardhezi të Marubëve.

Në këtë ekspozitë u shfaqën fotografi të rralla nga koleksionet e tri gjeneratave të fotografëve të dinastisë Marubi, Pietro, Kel dhe Gegë Marubi, imazhe të marra nga arkiva e viteve 1865–1959 me mbi 150 mijë xhama negativë të Muzeut Kombëtar “Marubi” në Shkodër.

Kjo ekspozitë patjetër që është e rëndësishme edhe për vetë faktin se është ndoshta e para që ne kemi sjellë, një rrugëtim i dinastisë në pothuajse 160 vite histori. Pse në Tiranë? Sepse Muzeu ‘Marubi’ kohët e fundit po tenton ta shtrijë ndikimin e vet përtej Shkodrës. Tirana është një hap i parë dhe shumë shpejt një tjetër moment do të jetë edhe Prishtina,” tha Luçjan Bedeni, drejtor i Muzeut “Marubi”.

Këto imazhe, të ekspozuara për publikun e kryeqytetit në Galerinë e Artit Tiranë, në vitin 2016 u ekspozuan në Muzeun e Fotografisë të Amsterdamit FOAM dhe në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në 2019.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.