Dinastia shqiptare e Markagjonëve, në Shkodër u promovuan dy libra që trajtojnë rezistencën e Markagjonëve
“Kulla e Rezistencës- Familja Markagjoni, një dinasti shqiptare” e autores që rrjedh nga dinastia e Markagjonëve, Bianca Maria Gjonmarkaj, si edhe “Kapidan Mark Gjon Marku, Komandant i Fuqive t’Armatosuna Kombtare” e autorit Ndue Oroshi janë dy librat që vënë në fokus Kapidanin e Mirditës, këtë figurë të historisë shqiptare. Ato u promovuan ditën e sotme në sallën e Gjimnazit “Atë Pjetër Meshkalla” në Shkodër.
Dy librat përmbajnë histori mbijetese dhe vdekjeje përmes ngjarjeve historike, kujtimeve personale, fotografive dhe dokumenteve që dëshmojnë vrasjet, arrestimet, burgosjet dhe arratisjen, ndërkohë që komunistët kërkonin të shkurajonin dhe shkatërronin shpirtin e familjes.