Diogo Costa, heroi i Portugalisë: Ndeshja më e mirë e jetës sime

Diogo Costa

Diogo Costa nuk e fsheh gëzimin që arriti të ndihmojë skuadrën e tij, Portugalinë duke pritur tri penallti përballë Sllovenisë.

“Ne të gjithë ndjemë se duhet të vazhdojmë të besojmë [pas penalltisë së parë të Ronaldos]. Ne besuam deri në fund dhe të gjithë jemi shumë të lumtur”.

“Kjo është ndoshta ndeshja më e mirë e jetës sime. Unë u fokusova të bëja atë që duhej të bëja. Sigurisht që kishim analizuar penalltitë, por lojtarët ndryshojnë dhe ata ndryshojnë mënyrën se si gjuanin, jam shumë i lumtur dhe shumë i emocionuar që kam ndihmuar ekipin”.

“Kur bëra pritjen përballë Šeško në kohën shtesë,  lexova gjuhën e trupit të tij dhe isha në gjendje të ndihmoja skuadrën”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.