Categories: LajmePolitikëRajoni

Diplomati austriak: Marrëveshja Kurti – Vuçiq ka rëndësi ndërkombëtare

Diplomati austriak, njëherësh ish përfaqësues i BE-së në bisedimet në Rambuje Wolfgang Petritsch, ka deklaruar se marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit kanë rëndësi ndërkombëtare, pasi sikurse thotë ai për Radio Kosovën, fjala e dhënë nga një president apo kryeministër është po aq e vlefshme sa nënshkimi.

“Është praktikë evropiane, që në rastet kur dy politikanë të lartë, krerë të dy shteteve pajtohen dhe marrin zotime para dëshmitarëve ndërkombëtarë, që në këtë rast është Bashkimi Evropian, pra, kur ata japin një pëlqimin verbal për një çështje të caktuar para ndërmjetësve ndërkombëtarë, atëherë kjo marrëveshje është e vlefshme, pra, ka vlefshmëri ndërkombëtare. Këto marrëveshje, kjo në Bruksel dhe  Ohër, ashtu si më pare, janë të vlefshme, dhe unë besoj se Brukseli do të zhvillojë takime të tjera me Beogradin, që ta detyrojë të njohë marrëveshjet dhe zotimet që ka marrë përsipër. Kjo marrëveshje tashmë është pranuar, sepse fjala e një presidenti apo një kryeministri, është po aq e vlefshme sa edhe nënshkrimi i tij”, tha ai.

Më tej pyetur mbi procesin e dialogut, Petritsch u shpreh skeptik mbi përparimin, duke e lidhur me zgjedhjet në BE dhe SHBA, si dhe me përfundimin e mandatit të Mirosllav Lajçak.

Sa më shumë që të ketë përparim në dialog, aq më afër qëllimit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve do të jemi. Siç e dimë, në vitin 2024, ku jemi tash, kemi zgjedhjet në BE dhe ato në SHBA. Duke u nisur nga kjo, nuk besoj se do të ketë përparime të dukshme në dialogun për normalizim. Zoti Lajcak, gjithashtu përfundon mandatin dhe kjo do të thotë që Bashkimi Evropian, duhet të caktojë një ekip të ri për lehtësimin dhe ndërmjetësimin e dialogut. Të shpresojmë që në vitin 2025 të ecim përpara, ndonëse kam frikë se mund të ketë edhe kthim prapa në procesin e dialogut. Është e rëndësishme të theksojmë se gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në dhjetë vitet e kaluara ka pasur përparime të mëdha. Kjo ka ndodhur edhe kohët e fundit, siç është marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të targave. Pa dyshim, ka ndryshime substanciale, por sidoqoftë, është e pamjaftueshme.  Shpresoj se ekipi i ri i Bashkimit Evropian për ndërmjetësimin dhe lehtësimin e dialogut, do të ushtrojë një trysni të madhe tek Beogradi për të shkuar përpara, sepse tashmë kemi një marrëveshje dhe ajo duhet të zbatohet”, shtoi ai.

Diplomati austriak u ndal gjithashtu edhe te formimi i Asociacionit. Ai ka sugjeruar Prishtinën që të bëjë propozimin e statutit për Asociacion, pasi sipas tij, do ketë përparësi në negociata.

“Mendoj se duhet parë faktin se në veri të Kosovës janë komunat me shumicë serbe dhe me ato, mendoj unë, duhet bashkëpunuar dhe përkrahur, si për shembull në çështjet ekonomike dhe infrastrukturore, siç është ambienti, përkatësisht menaxhimi i mbeturinave, në çështje që lidhen me kulturën, shkollimin, gjuhën, historinë, ruajtjen e traditës etj. Në këtë çështje, atyre duhet dhënë të drejtat, por ne e dimë gjithashtu se Asociacioni nuk mund të ketë të drejta që dëmtojnë statusin dhe pengojnë zhvillimin e shtetit.

Bashkësia ndërkombëtare është absolutisht  e vetëdijshme, se atje nuk dëshirojnë një republikë të dytë serbe dhe kjo është me shumë rëndësi të theksohet. Këtu, unë do t’i kisha rekomanduar Prishtinës, të bëjë propozimin e statutit për Asociacion, sepse nga përvoja dihet se përparësia i takon atij i cili gjatë negociatave bën propozimet i pari. Kjo e vë të parin që propozon në përparësi, pasi pala tjetër pastaj duhet të deklarohet lidhur me propozimin dhe nëse refuzon, pra, thotë jo, ose ofron propozim tjetër nga i pari, atëherë do të thotë se keni kapur thelbin e bisedimeve dhe natyrën e kompromisit”, theksoi diplomati austriak.

Për Marrëveshjen e Rambujesë të vitit 1999, ai thotë se ka një vlerë historike, sepse i hapi rrugë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s.

Kosova tani është 100 për qind në agjendat e politikave të përbashkëta të sigurisë të BE-së dhe Vuçiq e di se çdo veprim ushtarak kundër Kosovës, do të mobilizonte NATO-n për kundërpërgjigje”, përfundoi Petritsch.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që…

4 mins ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

16 mins ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

20 mins ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

1 hour ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

1 hour ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

1 hour ago

This website uses cookies.