Diplomati Uran Ferizi i dorëzon kredencialet si ambasador i Shqipërisë Mbretit Charles III
Diplomati shqiptar, Uran Ferizi i ka dorëzuar Mbreti Charles III kredencialet si ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe. Mbreti Charles e priti atë në një takim në “Buckingham Palace”.
Ferizi ka bërë me dije edhe detaje nga biseda me Mbretin Charles, teksa tha se shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë.
“Mbreti Charles më lavdëroi për arritjet akademike. I thash Mbretit që përfaqësoja Shqipërinë, por dhe shqiptarët në Britani, ku plot nga ata janë po aq të suksesshëm, në mos më shumë. I thash se jemi një popull krenar dhe aleat besnik i Britanisë. I përcolla dëshirën e shtetit shqiptar dhe shqiptarëve që ai të vizitoje Shqipërinë. U tregua shume entuziast, sidomos për të vizituar Butrintin dhe Alpet shqiptare. Dhe dhurata, e katër llojeve të mjaltit të Malësisë i pëlqeu shume, sidomos ai i gështenjës”, deklaroi Ferizi.