Diplomë ndërkombëtare për studentët / Përfitues janë studentët e programit “Histori e Trashëgimisë Kulturore”

diplome nderkombetare
Në sallën “Vehbi Bala” të Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u zhvillua takimi informues “Edukimi është çelësi i suksesit”. Ai kishte për synim prezantimin e projektit në kuadër të ndërkombëtarizimit të programeve të studimit, mundësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe Universiteti i Shkodrës.
Si rezultat i marrëveshjes së arritur me Universitetin e Salentos në Lecce të Italisë, përfitues i këtij projekti është Departamenti i Historisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Rëndësia e këtij projekti paraqitet edhe në aspektin e shkëmbit kulturor ndërmjet studentëve shqiptarë dhe italianë.
Ky projekt do të nisë zbatimin nga viti i ardhshëm akademik dhe përfitues të tij do të jenë studentët që zgjedhin programin e studimit “Histori e Trashëgimisë Kulturore”.