“Brothers in Arms” nga Dire Straits asht nji kang për luftën, miqësinë dhe thelbin e të qënit njeri. Frymezuar nga Falklands War in 1982. Është shkruar nga Mark Knopfler dhe publikuar në vitin 1985.
Grimcë filozofie
“Brothers in Arms” mund ta quajmë këngë ekzistenciale. Në rreshtat e parë –
“K’to male t’mjegullta /
Janë shpi për mua tashma /
Por shpija jeme asht rrafshi /
Dhe gjithmonë ka me ken”
– shpalosin rrugëtimin, zhvendosjen dhe mallin të cilat janë n’shpirtin e ushtarit në luftë. “K’to male t’mjegullta” tregon pakjartësinë dhe dilemën ekzistenciale me të cilat ushtari ballafaqohet deri në pikën ku “Janë shpi për mua tash” pranon faktin që ky fenomen absurd ka marrë formën e shtëpisë. Edhe pse në këtë gjendje asht po kujtesa dhe nostalgjia “Por shpija jeme asht rrafshi” nuk e lejojnë të bie në humnerën ekzistenciale duke i vendos në pah absurditetin e luftës dhe jo normalitetin në të cilin ai asht. “Rrafshi” I jep infinitin dhe shpresën një ditë do kthehen në “fushat dhe fermat e tyre” dhe nuk do të jetë nevoja “të djegën” si nga zjarri I luftës por dhe nga zjarri I mallit për me ken “Brothers in Arms”. Ushtari përveç rrugëtimit, zhvendosjes dhe mallit, ai përjeton t’kenit i vdekshëm, tuj ba përvojë si “qënia-drejt-vdekjes” e Heidegger-it (Sein-zum-Tode) ku ai prek majat ma të larta të ekzistencës njerëzore, bashkjetesën me vdekjen (Heidegger, “Qenia dhe Koha” ).
Nga ana tjetër kjo kangë shfaq reflektime etike dhe morale në luftë. Vargjet – “Nëpër k’to fusha t’shkatërrimit / Pagzime t’zjarrit / Isha dëshmitar n’vuajtje / Ndërsa betejat u ndezën ma shumë” – folin mbi sakrificën dhe krizën individuale ku personi e takon në zonën gri morale të luftës. Ushtari në luftë ndodhet mes vendimeve dhe veprimeve të cilat tejkalojnë kufinjtë e normave morale t’përditshme. “Nëpër këto fusha shkatërrimi” njeriu, një copë-mishi-që-mendon, përjeton vogëlsinë e tij përballë përjetimeve të tij, t’cilat nuk i kontrollon dot. Këto fusha shkatërrimi janë të brendshme si përballja me vuajtjen, përballja me vendime që mund ta vrasin tjetrin (mik apo dhe armik), frika, stresi, ankthi dhe janë të jashtme të krijuara nga armët apo artilerit e rënda… të cilat e vendosin ushtarin në kontekst “Pagëzime t’zjarrit” ku zjarri percakton “pagëzon” identitetin ekzistencial, si “qënie-drejt-vdekjes” apo “qënie-në-jetë” , por që ky është “pagzim zjarri” është liturgjia që nëpërmes luftës, shkatërrimit dhe vuajtjes ushtarët bëhen vllazën.
“Isha dëshmitar në vuajtje tuaja / Ndërsa betejat u ndezën më shumë” – testis-monium kërkon në vetvete individin I cili ka përjetu n’vetvete ngjarjen dhe, i cili, ka kenë i përfshirë në gjithë procesin e ndodhisë. “Dhe megjithëse më lënduan shumë keq / Në frikë dhe alarm
Nuk më braktise / Vëllezërit e mi në krahë” – Ky asht ushtari i cili përshkruhet në këtë luftë: nji individ që asht I përfshirë në gjithë procesin e luftës dhe të cilën e përjeton me vetëdije, i cili nuk konsideron vetëm partnerin në krah vlla, por të gjithë ata në fushëbetejë.
(Këtë pjesë po e la që ta meditoni ju dhe ta shkruani në koment)
Tash dielli ka shku n’ferr
Dhe hana ka hyp nalt
M’leni t’ju them lamtumirë
Çdo njeri duhet t’vdesë
Por asht e shkrume n’dritën e yjeve
Dhe çdo vijë në pllambën tande
Jena budallenj që bajm luftë
Mbi vëllezërit tanë n’krahë
__
Kanga mund të kategorizohet si reflektuese, ku propozohet një liturgji kujtese të pajtimit me të kalumen me qëllimin për me integru atë në vetvete. Kjo narrativë reflektuese fut dëgjuesin në rrugën e kuptimit së përvojës ekstreme njerëzore dhe kumtimit të identitetit.
Një tjetër gazetar palestinez ka mbetur i vrarë në një sulm ajror në Rripin e…
Thiago Motta, në një urgjencë të madhe në sulm, prezanton ndeshjen e së shtunës në…
Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia. “The Sun” shkruan se José Mourinho ka kontaktuar…
Carlo Ancelotti fitoi gjithçka në stolin e Real Madridit dhe nuk humbet asnjë rast për…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka zhvilluar një takim me presidentin e zgjedhur…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në një rrëfim ekskluziv për emisionin “3D” të…
This website uses cookies.