Lajme

Disiplina, gjobiten Vllaznia, Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet e Abissnet Superiores, për sjellje të pahijshme të tifozëve të tyre. Vllaznia dhe Tirana gjobiten me 50 mijë lekë ndërsa Bylisi me 100 mijë lekë. Gjoba dhe pezullime ka patur edhe në kampionatet e moshave.

Pas ka shqyrtuar raportet e komisarëve të garave, që kanë ndjekur ndeshjet e Abissnet Superiores, kategorisë së parë e të dytë, si dhe në kampionatet e moshave, Komisioni i Disiplinës në FSHF, në mbledhjen e fundit ka vendosur të gjobisë sërish klubin e Vllaznisë, Tiranës dhe Bylisit.

Konkretisht, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, duke përdorur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, Vllaznia e Tirana dënohen me gjobë në masën 50 mijë lekë. Ndërsa Bylisi me 100 mijë lekë.

Në kategorinë e parë, Zyrtari i FK Kukësi, Bledar Malaj dhe Zyrtari i KF Lushnja, Marjus Sula për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohen me 4 ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë sportive.

Gjoba, dënime dhe pezullime ka patur edhe në kampionatet kombëtare të moshave e deri te fëmijët.

VENDIMET E PLOTA:

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke përdorur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  4. Zyrtari i FK Kukësi, Bledar Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Zyrtari i KF Lushnja, Marjus Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. KF Naftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  7. Zyrtari i KF Naftëtari, Sajmir Gega, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i KF Shiroka, Henri Çela, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Zyrtari i KF Osumi, Julian Karthica, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Lojtari i AF Triumph U-19, Fabjan Metalija, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  11. KF Laçi U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kunder KF Turbina U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  12. AS Luftëtari U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Memaliaj U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  13. Lojtari i Djemtë e Detit U-17, Jurgen Lila, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  14. Lojtari i Shkëndija Durrës U-17, Eldion Beqiraj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  15. Lojtari i Shqiponjat 2017, U-13, Maringlen Dulla, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  16. Lojtari i KF Vora U-15, Erman Gjoka, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  17. Lojtari i Studenti U-15, Martin Laja, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  18. Lojtari i Labëria FC U-14, Noel Demo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  19. Lojtari i Akademia e Futbollit U-14, Eljon Xhebexhia, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  20. Pranimin e kërkesës së lojtarit Albi Balliu, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.25 datë 06.02.2025 të KDE, për pikën 23, duke vendosur dënimin e lojtarit me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, në bazë të nenit 14/1/b të KDE.
  21. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FK Apolonia, Maringlen Kule, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  22. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të CCBS, Ermal Bala, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  23. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-17, Arlind Bushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Blerti Delija

Recent Posts

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…

7 minutes ago

Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…

10 minutes ago

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

11 minutes ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

13 minutes ago

Weah nuk mjafton, Juve eliminohet nga PSV

Juventus i thotë lamtumirë kompeticionit të Champions League. Pas ndeshjes së parë të fituar me…

14 minutes ago

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

16 hours ago

This website uses cookies.