Lajme

Disiplina ndëshkon Vllazninë – Gjobë 100.000 lekë dhe pezullim zyrtarit të KF Vllaznia

Klubi i Futbollit Vllaznia ka marrë një tjetër dënim nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës  pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndëshkime këto që për hirë të së vertetës vijnë në adresë të klubit kuqeblu për të disatën herë brenda këtij sezoni futbollistik.

“KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Zyrtari i KF Vllaznia, Altin Nikshiqi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.”, citohet në njoftimin zyrtar të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Në të njëjtin vendim, masë ndëshkuese ka marrë edhe  lojtari i KF Vllaznia U-19, Hazret Shimaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, duke u dënuar me 4 ndeshje pezullim nga veprimtaritë sportive.

Pjesë e ndëshkimit nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës  pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka qënë edhe Basania FC, skuadër që përfaqëson bashkinë Vau Dejës në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar. Motivacioni i dënimit është për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, duke u dënuart me gjobë në masën 200.000 lekë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me…

7 hours ago

“Do të jetë një sezon epik”

Zak Braun, Drejtori i përgjithshëm i McLrenit, ka deklaruar se sezoni i ri i Formula…

7 hours ago

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet luhen më 5 dhe 6 shkurt

Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 5 dhe 6…

7 hours ago

Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, 923 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalet. Ylli portugez, i cili pas dy ditësh do të…

7 hours ago

Sytë nga TikTok, ‘E diela jonë’ mbi 2 milion shikime në 24 orë!

Në kohën kur diskutimi për mbylljen e TikTok vijon të marri debat në Shqipëri, audienca…

7 hours ago

Liqen në mes të maleve – Liqeni i Kallabakut në Kukës, i mahnitshëm në çdo gjë

Liqeni i Kallabakut në Kukës, është i mahnitshëm në çdo stinë. I shpallur monument i…

7 hours ago

This website uses cookies.