“Diskriminim edhe në BE”, gratë paguhen 13% më pak se burrat për të njëjtën punë

0dfc3cd6fa594b57b8f4a63763a8826b

0dfc3cd6fa594b57b8f4a63763a8826b

Komisionit Europian njoftoi se gratë në BE paguhen 13% më pak se burrat për të njëjtën punë.  Komisioni njoftoi se progresi në mbylljen e hendekut gjinor të pagave ndër vite ka qenë i ngadaltë, ndërsa këtë vit nuk është shënuar aspak progres në këtë drejtim.

E drejta për pagë të barabartë për gratë dhe burrat për punë të barabartë ose punë me vlerë të barabartë ka qenë një parim themelor i BE-së që nga Traktati i Romës në 1957. Por, këtë vit në union hyri në fuqi Direktiva për Transparencën e Pagave dhe në bazë të këtij ligji të ri, punëtorët do të mund të zbatojnë të drejtën e tyre për pagë të barabartë për punë të barabartë ose punë me vlerë të barabartë, nënvizon Komisioni, sipas të cilit “çështja është transparenca”.

Kjo direktivë vendos një kornizë të qartë për zbatimin e konceptit të “punës me vlerë të barabartë ” dhe kritereve, duke përfshirë aftësitë, përpjekjen, përgjegjësinë dhe kushtet e punës dhe i ndihmon punëtorët të identifikojnë dhe sfidojnë diskriminimin në paga. 

15 nëntori njihet si “dita e pagës së barabartë ” dhe shënon datën që simbolizon sa ditë shtesë duhet të punojnë gratë deri në fund të vitit për të fituar atë që fituan burrat në të njëjtin vit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.