Diskutim në QKLL mbi letërsinë e diasporës shqiptare

387801284 715316710638887 2713191397621263016 n

387801284 715316710638887 2713191397621263016 n

 Në një diskutim në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, prof. Diana Kastrati, kritiku Fabio Rocchi dhe shkrimtari Andreas Dushi kanë trajtuar çështjen nëse mund të klasifikohet si letërsi italiane apo shqipe narrativa italofone e diasporës me origjinë shqiptare?

Fabio Rocchi thotë se, në këndvështrimin e tij, jemi në prani të një letërsie hibride, plot kontaminime, e cila nuk mund të anashkalojë njohjen e rrënjëve të saj shqiptare për një kuptim të saktë.

Janë të shpeshta rastet e bilinguizmi (Vorpsi, Ibrahimi, Dedja, Spanjolli) ka referenca shumë të sakta për fakte të kulturës dhe historisë shqiptare që nuk mund të anashkalohen dhe gjithashtu, në drejtim të Shuteriqit, Kutelit, Kadaresë dhe Agollit, referenca për letërsinë shqipe, të cilat shumë shpesh ndikojnë mënyrën e rrëfimit të këtyre autorëve.

Ka vërtet shumë raste të kryqëzimit midis kodeve të shumta, të paktën deri në vitin 2020. Rocchi ka propozuar kategorinë e letërsisë së kryqëzimeve për t’i dhënë një klasifikim më të saktë fenomenit.

Kjo do të thotë se, një autor zbarkoi në një letërsi tjetër duke përdorur një gjuhë tjetër, por vazhdoi të mendonte, përshkruante dhe përdorte referenca kulturore sikur të kishte mbetur në vendin e tij të origjinës, në këtë rast në Shqipëri.

“Nga këndvështrimi im jemi në prani të një letërsie që shumë shpesh, si të thuash, nuk është larguar kurrë nga shtëpia, duke mbetur në dialog me modelet dhe shembujt e ardhur nga toka ku kanë lindur dhe janë rritur ata autorë”, eshte shprehur Fabio Rocchi.

Sipas tij, janë temat ato që përcaktojnë një letërsi, shumë më tepër sesa gjuha.

QKLL

1 nga 5

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.