Diskutim publik mbi korrupsionin/ Në takim u diskutua rreth rolit të institucioneve në luftën kundër korrupsionit

Korrupsioni dhe roli i institucioneve në luftën kundër tij ishte tema e diskutimit të hapur të zhvilluar sot në Shkodër me praninë e shoqërisë civile.Vendi ynë përballet me disa sfida ku një prej tyre është strukturimi i duhur në luftën kundër korrupsionit.Pjesë e panelit ishte edhe Florin Demollari, Drejtuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Njësisë Antikorrupsion pranë Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.Lutfi Dervishi, një nga emrat e njohur të gazetarisë në vend thekson rëndësinë që ka besimi i publikut tek institucionet.Takimi vijoi me diskutime të hapura rreth rëndësisë që ka pjesëmarrja dhe angazhimi qytetar në adresimin e korrupsionit.