Distria Krasniqi, e argjendtë në “Paris 2024”

Distria Krasniqi, e argjendtë në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”. Për herë të dytë xhudistja kosovare ka bërë vend në podiumin olimpik. E artë tri vite më parë, në Tokoi, në peshën deri në 48 kg, e argjendtë në “Paris 2024”.
Në finalen e peshës deri në 52 kg xhudistja kosovare u mposht nga uzbekja, Diyora Keldiyorova.
Në një atmosferë madhështore në “Champ de Mars Arena”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH, Distria nuk arriti të artën, por kjo nuk na pengon të themi: një arritje e rëndësishme në historinë e sportit të Kosovës.