Distria Krasniqi nuk ndalet, e artë në Paris
Distria Krasniqi shkëlqen përsëri. Pas suksesit në vitin 2020 dhe 2023, për herë të tretë ka fituar garën më prestigjioze të xhudos, Grand Slamin e Parisit. Të premten, xhudistja kosovare mbrojti titullin e kampiones në kategorinë deri 52 kg. Gjithashtu, ka edhe dy medalje të argjendta e dy të bronzta.
Në finale, Distria mposhti britaniken, Chelsie Giles, me të cilën në total ka katër fitore dhe një humbje. E nisi ditën me fitore për nëntë sekonda ndaj francezes, Leonie Gonzalez. Më pas e mposhti për 37 sekonda jugkoreanen Seyun Jang. Në çerekfinale, për 2.12 minuta kaloi Khorloodoi Bishreltin, që përfaqëson Emiratet e Bashkuara Arabe. Në gjysmëfinale mposhti japonezen Kisomi Omori.
Me të artën, Distria Krasniqi fitoi 1000 pikë në ranglistën botërore.