Dita Botërore e Dheut
Dita Botërore e Dheut është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të vepruar për ruajtjen e tokës, si baza e prodhimit bujqësor dhe cilësisë së produkteve që konsumojmë çdo ditë.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, 80% e ushqimit global buron nga toka. Në këtë kontekst zhvillimi i praktikave bujqësore të qëndrueshme ndihmojnë në ruajtjen e biodiversitetit dhe përmirësimin e rendimentit të kulturave.
Përmes skemave kombëtare, AZHBR mbështet fermerët të implementojnë praktika bujqësore të qëndrueshme që kontribuojnë në ruajtjen e tokës dhe rritjen e produktivitetit
“Ruajmë tokën për një bujqësi më të zhvilluar dhe të qëndrueshme”, u shpreh AZHBR.