Dita Botërore e dhuruesve të gjakut, 20-vjeçarja tregon se si u bë dhuruese vullnetare
Jurida Haxhija është 20 vjeçe. Dy vite më parë, kur mbushi moshën madhore menjeherë vendosi të bëhëj pjesë e rrjetit vullnetar të dhuruesve të gjakut.
Nevoja për gjak në spitalin e Shkodrës është e lartë veçanërisht tek të sëmurët me dializë.
Sot, në Ditën Botërore të dhurimit të gjakut, Jurida, së bashku me grupin vullnetar të kryqit të kuq, shpënrdanë fletushka dhe apeluan për më shumë dhurues.Në Shkodër janë rreth 400 dhurues vullnetar, pjesë e rrjetit të Kryqit të Kuq dega Shkodër.