Dita Botërore e Edukimit Mjedisor

Sot është Dita Botërore e Edukimit Mjedisor, që prej 8 vjetësh mbahet çdo 14 tetor. UNESCO thotë se, kjo datë shënon një pikë fillimi dhe jo një pikë mbërritjeje, duke ftuar të gjithë të marrin pjesë në iniciativë.

Data 14 tetor shënon hapjen e punimeve të Konferencës Ndërqeveritare të UNESCO-s për Edukimin Mjedisor, e cila u zhvillua në Tbilisi të Gjeorgjisë, në vitin 1977 dhe ishte një shenjë e interesit të shtuar shqetësimit që shoqëria civile dhe institucionet filluan të ndjenin në ato vite. Për herë të parë çështjet mjedisore dhe edukimi mbi ndjeshmërinë mjedisore u mirëpritën dhe u njohën në nivel institucional, pas Konferencës së OKB-së për mjedisin njerëzor të mbajtur në Stokholm në 1972.

Deklarata e Tbilisit, e nënshkruar nga 66 vende anëtare, përshkruan karakteristikat që duhet të jenë specifike për edukimin mjedisor: edukimi i kryer globalisht dhe në çdo komunitet, në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme, duke përfshirë lëndë të të gjitha grupmoshave, veçanërisht për më të rinjtë, për të krijuar përgjegjësi aktive në mesin e popullatës.

Këtë vit, për Ditën Botërore të Edukimit Mjedisor, nga data 14 shtator deri më 30 tetor, organizmat që merren me edukimin mjedisor, por edhe muzetë, parqet, shkollat ​​dhe organizata të tjera, do të realizojnë projekte sensibilizuese.

Për të festuar Ditën e tetë Botërore të Edukimit Mjedisor, rrjeti WEEC (World environmental education congress) dëshiron të mbledhë të gjitha projektet e lidhura, për të treguar interesin e shtuar për këtë temë. Raporti Përfundimtar 2024 do të publikohet në fund të tetorit, në të cilin do të prezantohen të gjitha propozimet e dërguara dhe të gjitha projektet do të promovohen në kanalet mediatike.

Janë të shumta projektet që organizatat aktive në mbarë botën po realizojnë, duke krijuar një mozaik veprimesh të mira, të diferencuara sipas llojit, metodës dhe objektivit, por të gjitha të bashkuara nga një objektiv i vetëm: ndërgjegjësimi për Ditën Botërore të Edukimit Mjedisor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.