Dita Botërore e Edukimit Mjedisor, Balla: Gjobë kush hedh mbeturina nga makina

Në Ditën Botërore të Edukimit Mjedisor, ministri i Brendshëm Taulant Balla ftoi qytetarët të denoncojnë pranë Policisë shkelësit që ndotin rrugët e ambientin. Ai apeloi për rritje të ndërgjegjësimit publik mbi çështjet mjedisore.

Parandalimi dhe adresimi i problemeve mjedisore mbetet një sfidë për çdo vend përfshirë Shqipërinë. Kodi Rrugor dhe ligjet e tjera për mbrojtjen e mjedisit ndalojnë të hidhen ose të grumbullohen mbeturina ose materiale të çfarëdo lloji të sillet ose të shpërndahet baltë edhe nëpërmjet rrotave të mjeteve që vijnë nga hyrje ose degëzime, të shkarkohen në kanale dhe hendeqe, pa leje të rregullt, materiale të çfarëdo lloji ose të kanalizohen në to ujëra të çfarëdo natyre, të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje“, nënvizon Balla, në një postim në rrjetet sociale.

 Më tej, ai shton se hedhja e sendeve nga automjetet në lëvizje, përbën rrezik për aksidente, si dhe krijon një imazh të shëmtuar përgjatë rrugëve tona.

Ky është në fakt edhe prezantimi i parë me syrin edhe të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Ndaj Policia Rrugore do ta konsiderojë një prioritet zbatimin e Kodit dhe ligjeve të tjera. Dhe, nëse është e nevojshme do ta përforcojmë masën ndëshkimore“, thekson Balla.

Ai u kërkon shërbimeve të Policisë të jenë të vëmendshme ndaj kësaj shkeljeje, nga çdo subjekt a qytetar.

Duhet të shfrytëzojmë edhe informacionin që mbledhin kamerat e sigurisë të subjekteve që janë vendosur përgjatë rrugëve dhe autostradave. Por ndërkohë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që të denoncojnë me foto dhe video automjetet nga të cilat hidhen mbeturina në rrugë“, shprehet ministri i Brendshëm.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.