Dita Botërore e Edukimit Mjedisor / Zona të ndryshme në Shkodër po kthehen në vendgrumbullim mbetjesh

Në Shkodër dhe periferi disa zona janë kthyer në vend grumbullim mbetjesh dhe inertesh. Qytetarët e vënë theksin tek mungesa e ndërgjegjësimit qytetar duke ndotur mjedisin.
Objektivi kryesor i edukimit mjedisor është për të krijuar vetëdije te njerëzit dhe veçanërisht te qeveritë, për nevojën e pjesëmarrjes për të ruajtur dhe për të mbrojtur mjedisin. Edukimi ambiental në çdo nivel dhe në çdo sferë të jetës, duke ia drejtuar secilit njeri, qoftë i mitur apo i rritur, mashkull ose femër, i varfër apo i pasur, akademik apo bujk, politikan ose veprimtar i shoqërisë civile, etj… nuk duhet ndërprerë kurrë.