Dita Botërore e Familjes, aktivitet social ndërgjegjësues me mesazhe për mbrojtjen e familjes
Familja është qeliza bazë e shoqërisë dhe mesazhet më të vyera dedikuar asaj erdhën përmes aktivitetit social ndërgjegjësues të organizuar në Shkodër nga Projekti “Shpresa” në kuadër të Ditës Botërore të Familjes.
“Aktivitetet të tilla janë me rëndësi për socializimin e të rinjve që hasin vështirësi në shoqëri dhe duan një vëmendje të veçantë”, shprehet organizatori Luigj Mila.
Familja sot përballet me ndryshime të vazhdueshme dhe kjo është një nga sfidat me të cilat përballet ajo.
Pjesë e “Projekti Shpresa” janë 7 Shtëpi-Familje në të cilat jetojnë rreth 64 të rinj dhe të reja.