Dita Botërore e Fëmijëve – Këngëtari Alban Skënderaj ambasadori i parë kombëtar i UNICEF në Shqipëri
UNICEF ka përzgjedhur këngëtarin Alban Skenderaj si ambasadorin e parë kombëtar për fëmijët në Shqipëri dhe ky prezantim vjen në prag të ditës botërore të fëmijëve që festohet çdo 20 nëntor.
Përzgjedhja e cila erdhi pas shumë vizitash me UNICEF ku ai vëzhgoi sfidat me të cilat përballen fëmijët shqiptar dhe u takua me mësues shkolle, psikologë dhe punonjës sociale për të diskutuar problemet që dhe zgjidhjet e mundshme për përmirësimin e jetës së fëmijëve.
“Faleminderit për mundësinë që më është dhënë për të qenë pjesë ë këtij projekti shumë të rëndësishëm. Jam i lumtur që jam përzgjedhur si artisti dhe ambasadori dhe ai personi që do mund ti jap sadopak një ndihmë sidomos nga ana mediatike për të promovuar projekte të ndryshme të rëndësishme”, u shpreh këngëtari, Alban Skënderaj.
Përfaqësuesi i UNICEF, Murat Sahin u shpreh se është mjaft i gëzuar të mirëpres Alban Skenderajn si ambasadorin e parë kombëtar.
“UNICEF është mjaft i gëzuar të mirëpres Albanin, si ambasadorin e parë kombëtar, është shumë e vërtet që kemi nevojë për një si Alban Skenderaj i cili do të na ndihmojë për të drejtat dhe çështjet e fëmijëve”, u shpreh Përfaqësuesi i UNICEF, Murat Sahin.
UNICEF promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmije në të gjitha veprimtaritë e tij me angazhimin maksimal në mënyrë që fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.