Lajme

Dita Botërore e Fëmijëve – Këngëtari Alban Skënderaj ambasadori i parë kombëtar i UNICEF në Shqipëri

UNICEF ka përzgjedhur këngëtarin Alban Skenderaj si ambasadorin e parë kombëtar për fëmijët në Shqipëri  dhe ky prezantim vjen në prag të ditës botërore të fëmijëve që festohet çdo 20 nëntor. 

Përzgjedhja e cila erdhi pas shumë vizitash me UNICEF ku ai vëzhgoi sfidat me të cilat përballen fëmijët shqiptar dhe u takua me mësues shkolle, psikologë dhe punonjës sociale për të diskutuar problemet që dhe zgjidhjet e mundshme për përmirësimin e jetës së fëmijëve.

“Faleminderit për mundësinë që më është dhënë për të qenë pjesë ë këtij projekti shumë të rëndësishëm. Jam i lumtur që jam përzgjedhur si artisti dhe ambasadori dhe ai personi që do mund ti jap sadopak një ndihmë sidomos nga ana mediatike për të promovuar projekte të ndryshme të rëndësishme”, u shpreh këngëtari, Alban Skënderaj.

Përfaqësuesi i UNICEF, Murat Sahin u shpreh se është mjaft i gëzuar të mirëpres Alban Skenderajn si ambasadorin e parë kombëtar.

“UNICEF është mjaft i gëzuar të mirëpres Albanin, si ambasadorin e parë kombëtar, është shumë e vërtet që kemi nevojë për një si Alban Skenderaj i cili do të na ndihmojë për të drejtat dhe çështjet e fëmijëve”, u shpreh Përfaqësuesi i UNICEF, Murat Sahin.

UNICEF promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmije në të gjitha veprimtaritë e tij me angazhimin maksimal  në mënyrë që fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

TikTok mbyllet, por… Ekspertët thirrje institucioneve që të marrin masa

Njoftimi për mbylljen e TikTok nuk do ta frenojë plotësisht aksesueshmërinë në këtë platformë. Ndërsa…

27 minutes ago

Inzaghi feston 200 pankina në krye të Interit

Një mbrëmje e veçantë, e festuar me kalimin e turit dhe kualifikimin në çerekfinale të…

34 minutes ago

Propozimi mbi armëpushimin me Ukrainën, SHBA rrit presionin ndaj Rusisë

SHBA ka rritur presionin ndaj Rusisë për të pranuar propozimin e armëpushimit 30-ditor me Ukrainës.…

36 minutes ago

Elda Laro drejtuese e Orkestrës Simfonike – Kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin: Të tjerat janë dokrra hini!

Nga skenat prestigjioze të Berlinit në zemër të Shkodrës, dirigjentja e njohur me famë botërore,…

1 hour ago

Basketboll, “Final 4” i Ligës Unike për Femra do luhet në Shqipëri

Konform marrëveshjes mes Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB),…

2 hours ago

Parlamentaret 2025, Hoxha: Policia garanton zgjedhje të lira, me standarde

Teksa jemi 60 ditë larg nga zgjedhjet parlamentare, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, thotë se…

2 hours ago

This website uses cookies.