Dita botërore e gjuhës rome / “E ruajmë me fanatizëm, duhet të jetë edhe në shkolla”
Disa prej tyre janë të vendosur rishtazi në qytetin e Shkodrës, e të tjerë ndodhen aty prej vitesh. Komuniteti rom pavarësisht problemeve të shumta që ka, gjuhën vijojnë ta ruajnë me fanatizëm. Në ditën ndërkombëtare të gjuhës rome ata tregojnë se në familje flasin gjuhën e tyre, ndërsa me të tjere gjuhën shqipe
Dëshira e tyre mbetet futja e gjuhës rome edhe në shkolla. Do të kishim lehtësi në komunikim shprehet ky komunitet
Gjuha rome ka rreth 33.000 fjalë dhe paraqet një bazë të mirë për modernizimin dhe standardizimin përfundimtar të saj. Ka 17 dialekte, por folësit e dialekteve të ndryshme mund ta kuptojnë njëri-tjetrin. UNESCO shpalli Ditën Botërore të Gjuhës Rome në 2015 për të promovuar ruajtjen e gjuhës dhe kulturës rome, për të përmirësuar mirëqenien e popullit rom dhe për të njohur rëndësinë e të gjitha gjuhëve, diversiteti i të cilave është një burim force për të gjitha shoqëritë që të ndajnë.