Dita Botërore e Kafshëve Endacake – Sterilizimi dhe adoptimi, zgjidhje për problemin në rrugët e qytetit

dita e kafsheve endacake

Në rrugët e Shkodrës nuk janë të pakta rastet e kafshëve të braktisura, që përballen me urinë, sëmundje dhe shpesh edhe keqtrajtime nga qytetarët.

 4 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafshëve Endacake dhe aktivistët e shfrytëzojnë këtë ditë për të dhënë mesazhe të rëndësishme lidhur me sjelljen dhe qëndrimin e qytetarëve ndaj tyre.

Fokusi në këtë ditë ka qenë tek procesi i sterilizimit dhe ai i adoptimit.

 Aktivistja Oli Pero shprehet se vitet e fundit ka përmirësim të situates, por duhet bërë më shumë.

Kjo ditë vjen si një thirrje për të gjithë qytetarët që të tregojnë më shumë ndjeshmëri ndaj kafshëve endacake si dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes përmes veprimeve konkrete si ushqimi, mbështetja e strehëzave si dhe adoptimin e tyre.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.