Lajme

Dita Botërore e Kafshëve Ujore

Sot është Dita Botërore e Kafshëve Ujore dhe kremtohet si e tillë prej vitit 2020, për të rritur ndërgjegjësimin për kafshët e egra që jetojnë brenda ose pranë ujit. Hapësirat ujore përfshijnë oqeane, dete, lumenj, liqene, përrenj, rezervuarë, ligatina dhe zona të tjera ujore në planetin tonë. Dhe kafshët ujore nuk janë vetëm peshqit, oktapodët, balenat dhe delfinët, por edhe arinjtë polarë, pinguinët, zogjtë e detit, zvarranikët, amfibët dhe më shumë.

Kjo ditë përqendrohet rreth njerëzve, në mënyrë që të marrin kohë për të mësuar dhe për të njohur rëndësinë e të gjitha krijesave që shtëpinë e tyre e kanë në ujë.

Për shkak se njerëzit nuk jetojnë nën ujë, është e lehtë të harrohet grupi i madh dhe shumëllojshmëria e kafshëve ujore. Pavarësisht dallimeve mes tyre, këto kafshë i bashkon fakti se meritojnë të vihen re dhe të vlerësohen.

Rëndësia e kafshëve ujore nuk është kuptuar plotësisht nga shumica e njerëzve. Këto kafshë krijojnë ekosisteme nënujore që janë vendimtare për botën. Ata ndikojnë për një jetë të shëndetshme në planet, dhe po u ofrojnë njerëzve burime që përdoren në jetën e përditshme. Me kalimin e viteve, konsumi i kafshëve të ujit është rritur dhe ekziston frika se mund të humbasim disa nga speciet. Por nuk është vetëm mbikonsumi që i kërcënon.

Ngrohja globale dhe ndotja kanë gjithashtu një ndikim të madh në kafshët e ujit.

Një nga rreziqet kryesore për kafshët e ujit është peshkimi i atyre llojeve që nuk janë për konsum njerëzor. Këto lloje gjallesash që ngecin në rrjetat e anijeve të peshkimit, vërtet hidhen përsëri në oqeane dhe dete, por ata hidhen të ngordhur ose të plagosur. Gjithashtu, pajisjet që përdorin anijet e peshkimit shpesh përfundojnë në ujë, gjë që është vdekjeprurëse për kafshët e ujit dhe për shkëmbinjtë koralorë.

Blerti Delija

Recent Posts

Ndërron jetë në moshën 91- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

Është ndarë nga jeta në moshën 91- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa.Aktorja ka…

40 minutes ago

Horoskopi për ditën e sotme, 3 prill 2025

DashiShanset janë të mëdha për realizimin e një prej projekteve tuaja. Duhet të keni intensitetin…

46 minutes ago

Parashikimi i motit, e enjte, 3 prill 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë…

48 minutes ago

Kongresi i 49 –të i UEFA-s/ Futbolli kalon kufijtë e politikës, flamuri i Kosovës ngrihet në Beograd

Serbia zyrtare mund të mos njohë Kosovën, por flamuri i saj sot është është në…

2 hours ago

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.…

2 hours ago

Vllaznia dhe Dinamo City mbyllin pa fitues aktin e parë

Vllaznia dhe Dinamo janë ndarë me barazim 0-0 në gjysmëfinalen e parë për Kupën e…

2 hours ago

This website uses cookies.