Dita botërore e kafshëve / Veterineri Sokol Malaj apelon qytetarët për më shumë kujdes ndaj tyre
Në Ditën Botërore të Kafshëve që është 4 tetori, veterinerët sensibilizojnë për më shumë kujdes ndaj tyre. Sipas veterinerit Sokol Malaj çdo vit njerëzit po ndërgjegjësohen për trajtimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
Por si duhet të sillemi me kafshët shtëpiake, sidomos kush merr për herë të parë një qen apo mace.
Lidhur me shtimin e qenve endacak në rrugët e qytetit të Shkodrës veterineri Sokol Malaj thotë se duhet një vend i posacëm për grumbullimin , sterilizimin dhe vaksinimin e tyre.
Dita Botërore e Kafshëve festohet çdo vit më 4 tetor, por fillet e saj janë nga 1931 në Firence të Italisë. Edhe pse shënohet kjo ditë dhe mbahen organizime, në vendin tonë ekzistojnë probleme të shumta me kafshët si, braktisja e tyre e pastaj edhe sulmet e tyre ndaj njerëzve.