Dita Botërore e Konsumatorit – Qytetarët: Nuk jemi të sigurtë, duhen më shumë kontrolle

15 marsi shënon ditën botërore të konsumatorëve.
Qytetarët shkodranë kërkojnë më shumë kontroll, veçanërisht në prodhimet e bulmetit dhe mishit pasi, sipas tyre, nuk janë të sigurta.
Nga ana tjetër, drejtori rajonal i AKU bën me dije se konsumatori duhet të ndjehet i sigurtë pasi monitorimet dhe kontrollet janë periodike.
Dita Botërore e Konsumatorit ka për qëllim ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.
Apeli i konsumatorëve u drejtohet institucioneve për më shumë kontrolle rigoroze dhe siguri ushqimore.