Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit

libri

Sot është Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit.

UNESCO e kremton këtë ditë si një festë dedikuar fuqisë së librave.

“Librat janë si një dritare drejt një bote tjetër, me çdo faqe të re, ata na njohin me njerëz të rinj, kultura të reja dhe ide të reja”, shkruan UNESCO

Kjo datë mban një simbolikë të pamasë në letërsinë botërore, duke shënuar vdekjen e disa autorëve të njohur, duke përfshirë William Shakespeare, Miguel de Cervantes dhe Inca Garcilaso de la Vega.

Çdo vit, si pjesë e festimeve për Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, një Kryeqytet Botëror i Librit zgjidhet nga UNESCO dhe organizatat ndërkombëtare që përfaqësojnë tre sektorët kryesorë të industrisë së librit: botuesit, shitësit e librave dhe bibliotekat. Qytetet e përzgjedhura marrin përsipër të promovojnë librin dhe leximin për të gjitha grupmoshat dhe në të gjithë sektorët e shoqërisë, në vendin pritës dhe më gjerë.

Deri më sot, UNESCO ka caktuar 25 Kryeqytetet Botërore të Librit, nga Madridi, Spanja, në vitin 2001, deri në Rio de Zhaneiro, Brazil, në vitin 2025. Këtë vit, qyteti brazilian po zbaton një projekt që nënvizon se si librat mund të sjellin ndryshime sociale, përmes shkrim-leximit, edukimit dhe zhdukjes së varfërisë, dhe të krijojnë përfitime të qëndrueshme ekonomike. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.