Dita botërore e Ozonit, apel global për të reduktuar ndryshimet klimatike  

887baf0202874c42bd40586715ab4c41

887baf0202874c42bd40586715ab4c41

Të gjitha vendet e botës gjejnë mënyrën e tyre për të festuar në Shtator Ditën Ndërkombëtare të Ozonit si një apel global për mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe reduktimin e ndryshimeve klimatike. Në Shtator 1987,  u firmos Protokolli i Montrealit, ku vendet u angazhuan në gjetjen e makanizmave për mbrojtjen e shtresës së ozonit përmes eliminimit gradual të konsumit dhe prodhimit të substancave që dëmtojnë të vetmen shtresë mbrojtëse ndaj radioaktivitetit.

Tema e Ditës Botërore të Ozonit për vitin 2023 është “Protokolli i Montrealit: rregullimi i shtresës së ozonit dhe reduktimi i ndryshimeve klimatike”.

Gjatë dekadave të fundit, marrëveshja është pasuar nga rezultate shumë të mira dhe sipas përditësimit të fundit shkencor shtresa e ozonit është në rrugën e rimëkëmbjes.  Nivelet e ozonit pritet të kthehen në nivelet e para vitit 1980 rreth vitit 2066 mbi Antarktidë.

Megjithatë shqetësimet për planetin janë në rritje. Në një kohë kur shtresa e ozonit po rimëkëmbet, planeti po nxehet me një shpejtësi alarmante.

Prandaj, Protokolli i Montrealit u përditësua me detyrimin për të reduktuar prodhimin e gazeve me potencial të lartë për ngrohjen globale.

Shkencëtarët vlerësojnë si arritje për njerëzimin që deri në fund të shekullit, reduktimi gradual i këtyre gazeve, do të parandalojë ngrohjen globale me 0.5 ° Celsius. Zbatimi i masave për efiçencën e energjisë mund të dyfishojë këtë shifër.

Shqipëria është vendi i parë në rajon, që ka ratifikuar në 2018-ën, Amendamentin Kundër Ngrohjes Globale të Protokollit të Montrealit, duke u bërë bërë pjesë  e kalendarëve për eliminimin gradual të  këtyre gazeve të dëmshëm

Celebrimi i Ditës Botërore të Ozonit dhe sukseseve të Protokollit të Montrealit thekson edhe një herë rëndësinë e Protokollit duke siguruar që ai të mbetet një instrument jetik për mbrojtjen e shëndetit të njeriut, natyrës dhe klimës për brezat e ardhshëm.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.