887baf0202874c42bd40586715ab4c41
Të gjitha vendet e botës gjejnë mënyrën e tyre për të festuar në Shtator Ditën Ndërkombëtare të Ozonit si një apel global për mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe reduktimin e ndryshimeve klimatike. Në Shtator 1987, u firmos Protokolli i Montrealit, ku vendet u angazhuan në gjetjen e makanizmave për mbrojtjen e shtresës së ozonit përmes eliminimit gradual të konsumit dhe prodhimit të substancave që dëmtojnë të vetmen shtresë mbrojtëse ndaj radioaktivitetit.
Tema e Ditës Botërore të Ozonit për vitin 2023 është “Protokolli i Montrealit: rregullimi i shtresës së ozonit dhe reduktimi i ndryshimeve klimatike”.
Gjatë dekadave të fundit, marrëveshja është pasuar nga rezultate shumë të mira dhe sipas përditësimit të fundit shkencor shtresa e ozonit është në rrugën e rimëkëmbjes. Nivelet e ozonit pritet të kthehen në nivelet e para vitit 1980 rreth vitit 2066 mbi Antarktidë.
Megjithatë shqetësimet për planetin janë në rritje. Në një kohë kur shtresa e ozonit po rimëkëmbet, planeti po nxehet me një shpejtësi alarmante.
Prandaj, Protokolli i Montrealit u përditësua me detyrimin për të reduktuar prodhimin e gazeve me potencial të lartë për ngrohjen globale.
Shkencëtarët vlerësojnë si arritje për njerëzimin që deri në fund të shekullit, reduktimi gradual i këtyre gazeve, do të parandalojë ngrohjen globale me 0.5 ° Celsius. Zbatimi i masave për efiçencën e energjisë mund të dyfishojë këtë shifër.
Shqipëria është vendi i parë në rajon, që ka ratifikuar në 2018-ën, Amendamentin Kundër Ngrohjes Globale të Protokollit të Montrealit, duke u bërë bërë pjesë e kalendarëve për eliminimin gradual të këtyre gazeve të dëmshëm
Celebrimi i Ditës Botërore të Ozonit dhe sukseseve të Protokollit të Montrealit thekson edhe një herë rëndësinë e Protokollit duke siguruar që ai të mbetet një instrument jetik për mbrojtjen e shëndetit të njeriut, natyrës dhe klimës për brezat e ardhshëm.
Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…
Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…
Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…
Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…
Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…
Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…
This website uses cookies.