Dita Botërore e Pastrimit – Shabaj: Ndërhyrje në 624 pika të qytetit, vëmendje drejt hotspoteve

20 shtatori shënon ditën ndërkombëtare të pastrimit.
Ndërmarrja e shërbimeve publike në Shkodër bën me dije se ka rritur frekuencat e pastrimit, jo vetëm në qytet, por edhe në njësitë administrative.
Shabaj thotë se, krahas 624 pikave në qytet, pastrimi është përqendruar edhe në hotspotet e krijuara ndër vite.
Dita Botërore e Pastrimit ka për qëllim të nxjerrë në pah rolin e inovacionit, përfshirjen e komunitetit dhe bashkëpunimin në krijimin e sistemeve të qëndrueshme të mbetjeve që mbrojnë mjedisin.