Lajme

Dita Botërore e Psoriazës, dieta dhe faktorët që e mbajnë sëmundjen nën kontroll

29 Tetori është Dita Botërore e Psoriazës.

Vlerësohet se 125 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga kjo sëmundje e pashërueshme e lëkurës, por që me forma të ndryshme mund të trajtohet mirë dhe të mbahet nën kontroll.

Në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, dermatologia Dr. Monika Fida tha se psoriaza mund të prekë çdo grupmoshë dhe është gjenetike.

Piku i sëmundjes shfaqet në moshat 20–30-vjeçare dhe më vonë 50 deri në 60 vjeç.

Psoriaza mund të shfaqet në formë shumë të lehtë, si me zbokth të shtuar në flokë ose me një kruarje në kokë ose në lëkurë, me ashpërsim të bërrylave apo gjunjve. Në bazë të rëndesës së sëmundjes mjekimi mund të jetë lokal ose sistemik dhe me trajtimet bashkëkohore ka prognoza shumë të mira,” tha Dr. Fida.

Ka disa faktorë që e përkeqësojnë sëmundjen e psoriazës.”Së pari, psoriaza prek njëlloj femrat dhe meshkujt. Së dyti, psoriaza ka faktorë risku stresin, mungesën e vitaminës D3, disa medikamente të caktuara mund të bëjnë që sëmundja të shpërthejë, si edhe prej vatrave të infeksionit, p.sh. nga infeksioni i grykëve mund të shpërthejë në psoriazë.

Dieta mesdhetare është një dietë e shëndetshme për personat që vuajnë nga psoriaza. Dieta hipokalorike (sh. me pak kalori) është provuar nga studimet e fundit se përmirëson gjendjen. Rrezatimi ultravjollcë është po ashtu faktor ndihmues, veçanërisht rrezet UVB. Rrezatimi në orët e para të mëngjesit dhe në orët e vona kur ka diell ndihmojnë shumë për trajtimin e patologjisë. Në disa raste ka edhe shpërthime të sëmundjes kur pacientët qëndrojnë në diell për orë të gjata, ndaj u rekomandojmë pacientëve të marrin rrezatimin në orët e para të mëngjesit ose të mbasdites,” tregoi dermatologia.

Psoriaza nuk është një sëmundje e transmetueshme apo ngjitëse, shtoi Dr. Fida. Ajo sqaroi se është e rëndësishme që personat që mendojnë se vuajnë duhet t’i drejtohen një mjeku profesionist për ta ndarë diagnozën e saktë dhe për ta veçuar nga sëmundjet e tjera të lëkurës, si myku apo ekzemës.

Nuk ka një test specifik. Në raste të veçanta mund të jetë e nevojshme kryerja e ndërhyrjeve kutane apo biopsia e lëkurës,” u shpreh Dr. Fida.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

21 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

21 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

21 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

21 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

21 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

21 hours ago

This website uses cookies.